Pëllëmbë e gjak !

by Nexhat

Shkruan: Skerdjan Dhuli 

Kjo e premte më thirri në një sebep (kështu ju themi ne lebërit vdekjeve) në Vushtri të Kosovës. Kishte ikur atëbotë një i mirë e që duhej përcjellë doemos.

banner

Miku që e bashkëndamë rrugën, një frankofon i paepur e gati i pandreqshëm, njeh më mirë Parisin sesa Kosovë ndaj edhe unë vazhdimisht e bëja ciceronin.

Sa më shumë shtoheshin varrezat e dëshmorëve, aq më shumë habitej. “Varre lufte kudo. Çkanë hequr me ta…” thosh ai.

“Kjo tokë është larë pëllëmbë e gjak…” ja ktheja unë. Në fakt këtë shprehje e kam mësuar nga im at kur ai ndiqte lajmet nga Kosova e pasluftës.

Miku im ja vetëbëri kritikat vetes për lënien pas dore hera herës të njohjes së realitetit në ato troje ndaj edhe këto radhë kanë bash këtë qëllim.

Sa pak e njohim ne Kosovën.

Sa pak dimë për të e sa pak e jetojmë atë realitet.

Unë që pretendoj se e ndjek e di diçka më shumë, se shumica dërrmuese e shqiptatëve, sërish di pak.

Dimë pak sepse ambienti ynë publik e social, nuk ka qenë kurrë i interesuar që në tërësi opinioni publik yni, e veçanërisht ai i lexuar, të jetë i informuar e mjaftueshëm i ditur për çka ndodh në atë pjesë të bukur shqiptarizme.

Ndaj secili ndër ne, duhet ti marrë me radhë qytetet e Kosovës.

Ka kudo shumë për të mësuar. Qoftë edhe nga mënyra sesi e bashkëndajnë jetën e qytetit, diku diku shumë më qytetarisht sesa ne këtej kifirit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy