Përforcimi i ri i Manchester Cityt është i vendosur të krijojë një trashëgimi në klubin e tij të ri, duke deklaruar se ai mezi pret që ta ‘shkatërrojë’ rivalin Manchester United.
Cherki po bën tashmë gjithçka që mundet për t’u përshtatur me ambientin e ri tek Manchester City para se të bëjë debutimin e tij.
Francezi së fundmi deklaroi se ai mezi po pret një mundësi për t’i ‘shkatërruar’ rivalët e përbetuar Manchester United, teksa po përgatiten për Kupën e Botës për Klube në SHBA.
Cherki pati një sezon të jashtëzakonshëm tek Lyoni, duke realizuar 12 gola dhe duke bërë 20 asistime në 44 ndeshje.
Ai dhe ekipi i tij patën një ecuri të mirë edhe në Ligën e Evropës, para se të eliminoheshin nga kjo garë pikërisht nga ‘Djajtë e Kuq’.

Ky eliminim duket se i ka mbetur në mendje Cherkit, i cili tani po numëron ditët kur do të takohet sërish me ekipin e Ruben Amorim, ndaj të cilëve do të synojë hakmarrjen.
“Nuk më pëlqeu kur Manchester United fitoi ndeshjen ndaj Lyonit. Tani po pres për ndeshjen që t’i shkatërrojë ata. Unë vetëm doja të shkoja tek Manchester City”, ka thënë Cherki.
Reprezentuesi francez do të bëjë debutimin e tij për ‘Qytetarët’ në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës për Klube ndaj Wydad Casablancas të mërkurën më 18 qershor