Deputeti Nenad Rashiq, kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb tha se “ende është herët” që të flitet për mundësinë e përfshirjes së tij në një qeveri me partitë e ish-opozitës.
Rashiq tha se e drejta për ta propozuar emrin për kryeparlamentar/e i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ende është herët. Shumë është herët që të flitet. Kam thënë edhe më herët: normale është që kandidatin për kryeparlamentar e nominon ose e propozon Vetëvendosja. Shikoni dhe ju vetë po e kuptoni që qe disa muaj po merremi me këtë problematikë, kështu që kur vjen koha, flasim”, tha ai.
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim tha se s’ka vija të kuqe për bashkëpunim me partitë tjera.
“Vetëm parimet – vijat e kuqe nuk ekzistojnë – parimet sa i përket bashkëpunimit eventual. Asgjë tjetër”, tha ai.