Shpërthime të reja tronditin Teheranin ndërsa Izraeli vazhdon sulmet: “S’ndalemi as për një moment”

by Nexhat

Banorët në kryeqytetin iranian, Teheran i thanë CNN-it se ndjenë shpërthime të reja që tronditën qytetin pasditen e së dielës.

Media shtetërore raportoi për shpërthime në disa zona rezidenciale në perëndim të qytetit dhe tregoi shtëllunga tymi që ngriheshin. Një video tregonte një veturë në flakë dhe rrugën e mbushur me pluhur.

banner

Shtrirja e plotë e dëmeve ose nëse ka viktima mbetet e paqartë.

Ushtria izraelite po mbante një konferencë informuese teksa dolën raportimet, me një zëdhënës që tha se goditje të tjera priten në vazhdim.

“Ne nuk ndalemi së godituri as edhe për një moment”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Effie Defrin. “Edhe në këtë moment, ne vazhdojmë të godasim dhjetëra objektiva të ndryshme shtesë në Teheran”.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve e Iranit, Tasnim, ka raportuar për zhurmën e dy shpërthimeve në Teheranin qendror dhe thotë se dy predha kanë goditur dy vende të ndryshme.

Izraeli ende ka një listë të madhe objektivash që planifikon t’i godasë në Iran, tha të dielën një zyrtar ushtarak izraelit, raporton Reuters.

Ai nuk pranoi të thoshte se sa do të vazhdojnë sulmet kundër Iranit, duke shtuar se ushtria ka sulmuar rreth 80 objektiva në Teheran të shtunën në mbrëmje.

Objektivat përfshinin dy vende iraniane të karburantit me përdorim të dyfishtë që mbështesnin operacionet ushtarake dhe bërthamore, tha ai.

Ai shtoi se gjithashtu kishin shënjestruar shefin e shtabit të grupit Houthi të Jemenit gjatë natës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy