Shtatë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Gjashtë prej tyre janë në rajonin e Prishtinës dhe një në Klinë.
Në Fushë Kosovë një grua është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj.
“Fushë Kosovë / 14.06.2025-08:30. Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar fizikisht për motive xhelozie ish-bashkëshortin e saj m/k me të cilin jetojnë në një banesë. Viktima ka pësuar lëndime. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.”
Në Obiliq është arrestuar një burrë pasi dyshohet se i ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.
“Obiliq 14.06.2025, 15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij . Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në Prishtinë një shtetas i huaj dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“Prishtinë 14.06.2025, 17:50. I dyshuari m/k me shtetsi te huaj dyshohet se nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, viktimën f/k . Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”
Në Fushë Kosovë dyshohet se një grua është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.
“Fushë Kosovë 14.06.2025, 15:50. Pas një mosmarrëveshje viktima f/k dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull m/k. Rasti nën hetime.”
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Podujevë.
“Podujevë 14.06.2025, 22:00. Pas një mosmarrëveshje viktima f/k dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari m/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.”
Në Graçanicë një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Graçanicë 14.06.2025, NN. Dyshohet se viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
Në Klinë një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
“Klinë / 13.06.2025 – 16:00. I dyshuari m/k dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”