Ushtria izraelite paralajmëron Iranin të evakuojë centralet bërthamore

by Nexhat

Ushtria izraelite e ka paralajmëruar Iranin që të evakuojë menjëherë “fabrikat e prodhimit të armëve ushtarake”, me shumë gjasa duke sinjalizuar sulme të reja.

Avichay Adraee, zëdhënës ushtarak, e postoi paralajmërimin në platformën sociale X në persisht.

banner

Në të kaluarën, Adraee ka sinjalizuar sulme të tjera në Rripin e Gazës, Liban dhe Jemen mes luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës, shkruan euronews

Paralajmërimi i tij vjen menjëherë pasi Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Teherani do të ndalonte sulmet ndaj Izraelit nëse Izraeli do të ndalonte sulmet e tij.

Ndryshe, së fundmi Houthit e Jemenit kanë njoftuar publikisht se sulmuan Izraelin në koordinim me Iranin.

Një zëdhënës i grupit Jahja Saree tha se në 24 orët e fundit ata kishin qëlluar disa raketa balistike në qytetin izraelit të Jaffas.

“Në mbështetje të popullit të shtypur palestinez dhe iranian… ky operacion u koordinua me sulmet e kryera nga ushtria iraniane kundër armikut kriminal të Izraelit”, tha Saree.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy