12
Një 19-vjeçar italo-shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident tragjik në stacionin Cesate, pranë Milanos. Sipas raportimeve të mediave vendase, i riu kaloi mbi shinat për të arritur te miqtë e tij, por u godit nga treni i linjës Malpensa Express, që po vinte me shpejtësi.
Ekipet e emergjencës, përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe ambulancën, mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk mundën ta shpëtojnë të riun. Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek dëshmitarët dhe autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.