Një burrë 57-vjeçar, Vance Luther Boelter, është arrestuar në Minnesota, pas një ndjekjeje dy-ditore, nën dyshimin për vrasjen e ligjvënëses demokrate Melissa Hortman dhe bashkëshortit të saj, Mark.
Guvernatori Tim Walz e quajti ngjarjen një “vrasje me motive politike”, ndërsa policia konfirmoi se i dyshuari ishte i armatosur në momentin e arrestimit, por u dorëzua pa rezistencë.
Boelter akuzohet gjithashtu për plagosjen e senatorit demokrat John Hoffman dhe bashkëshortes së tij, Yvette, të cilët ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet thanë se operacioni për kapjen e tij ishte ndjekja më e madhe në historinë e Minnesota-s dhe nuk ka të dyshuar të tjerë.