Në një zhvillim historik, qeveria britanike ka njoftuar sot emërimin e Blaise Mitriolit si drejtoreshë të Shërbimit Sekret të Inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar (MI6), duke e bërë atë gruan e parë në këtë post në historinë 116-vjeçare të organizatës.
Kryeministri Keir Starmer konfirmoi se Mitrioli do të pasojë Richard Moore në fund të vitit, në një periudhë sfiduese për Britaninë, e cila po përballet me kërcënime të paprecedenta, përfshirë sulmet kibernetike dhe spiunazhin e huaj.
Ministri i Jashtëm David Lammy e cilësoi Mitriolin si “kandidaten ideale”, duke vënë në dukje përvojën e saj në inteligjencën e drejtuar nga teknologjia. Emërimi i saj vlerësohet si hap i rëndësishëm për barazinë gjinore dhe një qasje strategjike ndaj sfidave globale.