Britney Spears rikthehet me video provokuese dhe emocionohet nga ribashkimi me të birin

by Nexhat

Britney Spears ka publikuar një tjetër video të pazakontë në Instagram, ku shfaqet duke kërcyer me bikini në një jaht luksoz.

Këngëtarja 43-vjeçare, e njohur për postimet spontane dhe të lira në rrjetet sociale, u pa fillimisht me bikini të ngushta jeshile e të verdha, më pas me veshjen ikonike të nxënëses nga videoklipi i saj i famshëm “Baby One More Time”.

banner

Videoja, e shoqëruar me lëvizje spontane dhe pa mbishkrim, u publikua ndërsa Spears çaktivizoi komentet në postim – një zgjedhje që përsëritet shpesh në profilin e saj, shkruan DailyMail.

Krahas jetës në rrjetet sociale, Britney përjetoi së fundmi një moment të veçantë personal: ribashkimin me djalin e saj më të vogël, Jayden James, pas dy vitesh shkëputjeje.

Këngëtarja e emocionuar ndau një fotografi së bashku me të birin dhe zbuloi se i kishte blerë një Mercedes AMG SL 63 me vlerë rreth 187 mijë dollar (174 mijë euro).

“Jam e bekuar. Vetëm të lutem, ki kujdes edhe me zemrën time”, shkroi ajo mes emocioneve.

Jayden, i cili mendohet të ndjekë një rrugë në prodhimin muzikor, është parë sërish pranë nënës, megjithatë burime pranë Spears shprehin shqetësim për ndikimin që kjo lidhje mund të ketë, si emocionalisht ashtu edhe financiarisht.

Ndërkohë, Britney është e përfshirë në disa projekte të reja: linja e saj e parë e bizhuterive, e titulluar B. Tiny, dhe filmi biografik i autorizuar për Universal Pictures, i cili është ende në fazën e zhvillimit.

Po ashtu, kujtimet e saj “The Woman In Me” mbeten një sukses i madh letrar dhe kanë siguruar të drejtat për përshtatje në ekran. /

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy