Çollaku komenton deklaratën e Presidentit Trump: “Mungojnë liderët e vërtetë për të negociuar paqen”

by engel

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, në një postim të fundit në rrjetet sociale, ka përmendur sërish çështjen e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, duke paralajmëruar rikthimin e tij në bisedimet për paqe në rajon.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Europian në Kosovë, tha se deklarata e Trump dëshmon se administrata e tij ka një kujtesë të qartë për zhvillimet në Kosovë.

banner

Sipas Çollakut, ndonëse një angazhim i mundshëm amerikan është i mirëpritur, situata politike në Kosovë e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. “Kosova është e zhytur në moçalin politik dhe mungojnë liderët e vërtetë për të negociuar paqen,” theksoi ai.

Deklarata e plotë:
“Postimi i djeshëm i Trump është e mikpritur dhe një dëshmi e qartë që me gjithë problemet administrata e tanishme ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe duke parë që konflikti shekullor nuk është zgjidhur me një marrëveshje përfundimtare… mendoj se është një gjë e dobishme, nëse do kemi një ripërfshirje të Trump për ta përmbushur pjesën më të vështirë. Marrëveshja e parë e nënshkruar në Uashington ishte ekonomike, tjetra duhet të jetë politike. Nëse del se është një fillim i ri duhet të kemi qasje edhe nga Kosova edhe nga Serbia, por në Kosovës asgjë nuk është gati, Kosova është e zhytur në moçalin politik. Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar, paqja mund të negociohet vetëm nga liderë të vërtetë, jo praktikantë”, tha Çollaku për EuronewsAlbania.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy