Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar

by Nexhat

Sot shënohet Dita e Çlirimit në Deçan. Në këtë ditë të shënuar, atje prezent ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se sot, ‘Deçani i trimërisë dhe sakrificës është ringritur e zhvilluar’.

E në këtë ditë, Deçani nderoi Kolonelin e Ushtrisë Amerikane, Todd Jacobus, me titullin “Qytetar Nderi”.

banner

Ndër të tjera, Haradinaj ndau medalje për kolonelin Jacobus “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, për shërbimin shembullor në forcimin e demokracisë dhe sigurisë në Kosovë.

Po ashtu, u bënë homazhe lapidarët e heronjve dhe dëshmorëve në qendër të Deçanit dhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit në Gllogjan.

“Përjetësisht  i kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë që ne sot ta gëzojmë lirinë! Falënderues përjetë për miqtë tanë, ShBA-të dhe botën demokratike, që falë vendosmërisë dhe rreshtimit kah e drejta, vulosën njëherë e përgjithmonë lirinë tonë”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera në llogarinë e tij në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy