Xhudistja kosovare Laura Fazliu është mundur në çerekfinalen e Botërorit të Xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Fazliu u mposht nga kampionia olimpike dhe botërore, Rafaela Silva, duel ky i kategorisë 62 kilogramë.
Garuesja jonë u mund me Ippon nga një kundërshtarë e fortë.
Megjithatë, Faziu mbetet në garë për medaljen e bronzte të cilën do ta kërkojë përmes repesazhit, ku fillimisht do të përballet me mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Garuesja jonë rrethin e parë e kalojë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti polaken Natalia Kropska, derisa në rrethin e tretë, respektivisht në të tetën e finales, ishte më e mirë se italiania Carlotta Avanzato