Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija duket se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.
Ai do të largohet nga Freiburgu këtë verë për t’u kthyer tek Hannoveri, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Bëhet e ditur se Muslija është i gatshëm të kthehet te Hannoveri, ekip për të cilin luajti gati katër sezone dhe prej të cilit u largua në fillim të vitit 2022.
Te Freiburgu nuk llogaritin në mesfushorin 26-vjeçar, që krahas Gjermanisë ka edhe oferta nga Turqia.
Sipas të gjitha gjasave, Muslija do të rikthehet te skuadra e Hannoverit, e cila nuk dihet nëse do ta transferoj apo do ta huazoj për një sezon, me detyrim të blerjes së tij verën tjetër.
Muslija është pjesë e Freiburgut prej janarit të vitit të shkuar dhe ka kontratë deri në vitin 2028 me këtë skuadër, për të cilën sezonin e shkuar pati 1 gol dhe 1 asistim.