G7: Izraeli ka të drejtë të mbrohet – Irani nuk duhet të sigurojë armë bërthamore

by engel

Një draft-deklaratë e përbashkët e udhëheqësve të samitit të G7, e hartuar nga zyrtarë evropianë gjatë punimeve të samitit në Kananaskis të Kanadasë, thekson qartë mbështetjen për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe përsërit qëndrimin e prerë se Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore.

“Nën drejtimin e fuqishëm të Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në krye të përpjekjeve për të rivendosur paqen në mbarë botën. Presidenti Trump do të vazhdojë të punojë për të siguruar që Irani të mos arrijë të sigurojë armë bërthamore,” deklaroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, si përgjigje ndaj interesimit për rolin e presidentit amerikan në hartimin e deklaratës së përbashkët.

banner

Drafti gjithashtu pritet të theksojë rëndësinë e stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të frenuar kërcënimet bërthamore.

Deklarata zyrtare pritet të publikohet në përfundim të samitit, ndërsa pritet që çështja e Iranit dhe situata në Izrael të dominojnë axhendën e diskutimeve diplomatike ndërmjet vendeve më të industrializuara të botës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy