Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent duke u kërkuar njerëzve të largohen “menjëherë” nga një zonë e gjerë e Teheranit.
Në paralajmërim, ushtria izraelite u tha iranianëve që në orët në vijim do ta sulmojnë infrastrukturën ushtarake të Iranit.
“Në orët në vijim, IDF do të veprojë në këtë zonë, ashtu siç ka bërë ditët e fundit në mbarë Teheranin, për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian,” shkruan zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, në platformën X, shkruan BBC, .
Ai ka bashkangjitur një hartë me paralajmërimin, duke treguar se banorët në pjesë të distriktit të tretë të qytetit duhet të largohen nga zona.
“Prania juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj”, u tha në fund të paralajmërimit.