Klubet nga Arabia Saudite ofrojnë shuma të mahnitshme për Rodrygo

by jonzefaj

Dy skuadrat nga Arabia Saudite, Al-Nassr dhe Al-Hilal janë në garë të fortë për shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, brazilianit Rodrygo.

Bëhet e ditur se dy ekipet saudite tashmë kanë kontaktuar Realin dhe i kanë bërë ofertë për transferimin e Rodrygos këtë verë.

banner

Si Al-Nassr ashtu edhe Al-Hilal, kanë ofruar 130 milionë euro dëmshpërblim për brazilianin 24-vjeçar.

Rodrygo është pjesë e Realit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2028, por klubi spanjoll tashmë e ka nxjerr në shitje brazilianin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Në 51 ndeshje të luajtura sezonin 2024/25, Rodrygo shënoi 14 gola dhe bëri 10 asistime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy