Ky është shqiptari më i kërkuar në Gjermani, akuzohet për vrasje

by Nexhat

Në shtator 2019, një 27-vjeçar u ther për vdekje në Halle të Gjermanisë. Shqiptari Shpendi Malo, sot 34 vjeç, është i dyshuar se ka vrarë një bashkëkombës. Përveç BKA-së, tashmë po e kërkon edhe Europol-i

MDR

banner

Policia Kriminale Ferale gjermane dhe Europoli po kërkojnë së bashku Shpendi Malon. Ky person 34-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dyshohet se është përgjegjës për vdekjen e një bashkëkombësi 27-vjeçar në atë kohë.

Më 11 shtator 2019, rreth orës 22:00, Shpendi Malo dyshohet se e ka joshur viktimën përmes celularit në një zonë pyjore në Dölauer Heide në Halle dhe e ka therur me thikë.

Sipas policisë, trupi i pajetë u hodh në një kanal aty afër dhe u mbulua me gjethe për të fshehur krimin. Kufoma u zbulua vetëm katër ditë më vonë nga kalimtarë në afërsi të kryqëzimit Nordstrasse/Dölauer Strasse

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy