17
Liverpooli po kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin Darwin Nuñez i cili po kërkohet nga Napoli dhe Milani.
Sipas ‘Corriere dello Sport, gjiganti anglez është informuar se për uruguajanin ka interesim nga dy klubet italiane, andaj edhe ka caktuar çmimin e tij për ta lënë të lirë që të largohet nga ‘Anfield Road’, transmeton KosovaPress.
Edhe Milani edhe Napoli janë në kërkim të një sulmuesi të ri, edhe pse në përbërjet e tyre kanë emra si Romelu Lukaku dhe Santiago Gimenez.
25 vjeçari iu bashkua Liverpoolit për 85 milionë euro nga Benfika në vitin 2022 dhe ka shënuar 40 gola në 143 paraqitje.