Liverpool vendos çmimin për Darwin Nunez, mes interesimit të gjigantëve italianë

by Nexhat

Sipas Il Corriere dello Sport, Liverpool ka përcaktuar çmimin prej 60 milionë eurosh për sulmuesin uruguaian Darwin Nunez, i cili është shndërruar në një objektiv për Napolin dhe Milanin gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi 25 vjeç, iu bashkua Liverpoolit në vitin 2022 nga Benfica për një shumë që arriti deri në 85 milionë euro me bonuse të përfshira. Deri më tani, ai ka realizuar 40 gola në 143 ndeshje me skuadrën angleze, por ka hasur vështirësi në përmbushjen e pritshmërive në Anfield.

banner

Të dy klubet italiane janë në kërkim të një qendërsulmuesi të ri për sezonin 2025/26. Milani dhe Napoli kanë identifikuar emra të ndryshëm si alternativa, edhe pse kanë sulmues si Santiago Gimenez dhe Romelu Lukaku, ndërsa Napoli po zhvillon edhe bisedime paralele me Udinesen për Lorenzo Luccan.

Sipas Corriere dello Sport, Napoli mund të ketë një avantazh në garën për Nunezin, pasi do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, në ndryshim nga Milani që ka mbetur jashtë garave evropiane.

Më herët, La Gazzetta dello Sport kishte raportuar se Liverpool nuk ishte i gatshëm të pranonte oferta nën shumën prej 50 milionë eurosh, por çmimi i tanishëm i vendosur prej 60 milionësh reflekton ende një ulje krahasuar me investimin fillestar të klubit anglez.

E ardhmja e Nuñezit mbetet e hapur, ndërsa klubet evropiane po përgatiten për lëvizje të rëndësishme. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy