Marcelo komenton Kupën e Botës për Klube si dhe emërimin e Carlo Ancelottit në stolin e Brazilit

by Nexhat

Ish-kapiteni i Real Madridit, Marcelo, ka dhënë mendimin e tij për favoritët e Kupës së Botës të Klubeve dhe ka shprehur besimin se Brazili do të arrijë sukses nën drejtimin e Carlo Ancelottit në Botërorin e vitit 2026. 

Gjatë një interviste për Sport Mediaset gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara, Marcelo, tashmë i pensionuar, deklaroi se Real Madridi është gjithmonë favorit, por mund të ketë befasi.

banner

“Real Madrid është gjithmonë favorit, por ka edhe skuadra të tjera të jashtëzakonshme, madje edhe disa që mund të na befasojnë”. 

37-vjeçari, i cili kaloi 16 sezone në Bernabeu dhe fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve, theksoi gjithashtu fuqinë e skuadrave jashtë Europës. 

“Ekzistojnë skuadra braziliane, argjentinase, dhe klube meksikane. Mund të ndodhë gjithçka”.

Marcelo, që ka luajtur 58 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola për Brazilin, komentoi edhe për emërimin e Carlo Ancelottit si trajner i Brazilit. 

 Ish-trajneri i Realit ka siguruar kualifikimin për në Botërorin 2026 me vetëm dy ndeshje të luajtura me Brazilin. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy