PEJË/ Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ të akuzuar për zhvatje të majme të parasë publike

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Konflikti i interesit”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme” dhe “ Deklarimi i rremë nën betim”.

Klankosova ka mësuar se bëhet fjalë për Arton Muhaxherin, Idriz Balën, Fisnik Ademin, Shpëtim Gashin dhe Nexhat Abdullahun, zyrtarë të Ndërmarrjes Publike ‘Ambienti’ në Pejë.

banner
FOTO: Arton Muhaxheri dhe Nexhat Abdullahu

Sipas aktakuzës, të njëjtit, si persona zyrtarë, nga vitit 2020 deri në fund të vitit 2022, duke vepruar si bashkëkryerës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, tejkalojnë autorizimet e tyre zyrtare, në atë mënyrë që Muxhaeri si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes dhe të akuzuarit e tjerë Bala, Ademi, Gashi, si dhe Abdullahu, si Kryeshef ekzekutiv dhe anëtar i bordit të kësaj ndërmarrje, pa vendim të aksionarit dhe pa mbulesë ligjore vendosin t’i ndajnë vetit bonuse për secilin prej të akuzuarve.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, Muhaxheri akuzohet edhe për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme” , “Deklarimi i rremë nën betim” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa Abdullahu akuzohet se në cilësinë e Kryeshefit ekzekutiv të “Ambienti” në Pejë ka  punësuar me tepër se tetë persona kundërligjshëm, duke kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar” dhe veprën penale “Konflikti i interesit”.

Gjithashtu, në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejë është kërkuar kompensimi i humbjes së dëmit të shkaktuar  buxhetit të Republikës së Kosovës dhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publik ose në shërbim publik.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy