Përfundon procesi në Gjyq pas akuzave ndaj reperit Gjiko

by jonzefaj

Këngëtari i njohur shqiptar, Asdren Gjikolli, i njohur për publikun si Gjiko, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, lidhur me akuzën e rëndë për dhunim.

Vendimi u mor pas vlerësimit të provave nga trupi gjykues, të cilat, sipas burimeve të Telegrafit, rezultuan të pamjaftueshme për të lidhur artistin me ngjarjen në fjalë. Si rrjedhojë, Gjiko u lirua nga të gjitha pikat e aktakuzës.

banner

Në mbrojtje të këngëtarit qëndroi avokati i njohur Kujtim Kerveshi, një emër i njohur për përfaqësimin e figurave VIP dhe i vlerësuar me çmime ndërkombëtare për sukseset në fushën e drejtësisë.

Rasti kishte ngjallur vëmendje të madhe publike dhe kishte qenë në fokusin e mediave për muaj me radhë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy