Përparim Rama mirëpret “Shkodra Elektronike”, Një takim mes artit dhe simbolit kombëtar

by jonzefaj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur në Odën e Kryeqytetit përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, grupin “Shkodra Elektronike”.

Ai ka nderuar dhe vlerësuar Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca duke i dhënë figurën ‘Hyjnesha në Fron’.

banner

Dyshja, të cilët ndezën skenën e Eurovisionit, u renditën sivjet në vend të tetë, duke shënuar kështu një rezultat mjaft të mirë për Shqipërinë.

Të njëjtit duhet theksuar se ndodhen në Prishtinë për të performuar, ku do të jenë para publikut në Kosovë në AMC Hall.

Më poshtë ndiqni të plotë postimin e Ramës:

“Kur përfaqësimi bëhet përmes artit që rrënjët i ka në shpirtin tonë kolektiv, atëherë jemi të gjithë bashkë, një zë, një ritëm, një emocion.

Mirëprita në Odën e Kryeqytetit grupin Shkodra Elektronike, krijues të një muzike që tejkalon kufij dhe e bën krenar secilin prej nesh.

Në shenjë simbolike, u dhurova edhe Hyjneshën në Fron, një figurë që mishëron shpirtin tonë krijues.

Energjia e tyre, origjinaliteti dhe fuqia artistike janë frymëzim për të gjithë ata që e duan artin si formë identiteti.

Kryeqyteti është gjithmonë hapësirë e mirëseardhjes për artin që flet me zemër”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy