Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duket se do të ketë një rrugë të gjatë. Komisioni Europian ka dërguar një “non-paper”, dokument i cili nuk është bërë publik e cila flet për gjendjen aktuale të Shqipërisë dhe domosdoshmërinë për të përmbyllur fillimisht kapitujt 23 dhe 24 të iniciuar më 15 tetor 2024.
“Non-paperi” i dërgohet grupeve të punës të cilat po merren me ecurinë e Shqipërisë me kapitujt negociues. Në “non-paper” thuhet se, “Progresi në grupin e kapitujve do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Kjo përfshin në veçanti përmbushjen e standardeve të përkohshme sipas kapitujve 23 dhe 24. Siç parashikohet nga Korniza Negociuese, asnjë kapitull nuk mund të mbyllet përpara se Shqipëria të arrijë këtë objektiv”. Dokumenti i Komisionit Europian ngre shqetësime serioze për sistemin e drejtësisë dhe presionit që i është bërë nga qeveria dhe legjislativi në kohën e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, shkruan A2 CNN.