Profesori universitar, Ardian Gola, ka thënë në “Pressing”, që në raport me gjeopolitikat e Lindjes së Mesme, Kosova duhet të ketë qëndrim më të balancuar.
Gola tha se fakti që disa prej atyre vendeve nuk e kanë njohur Kosovën, sërish kemi nevoja për votat e tyre për anëtarësime nëpër organizta ndërkombëtare.
Ai tha se duhet pasur kujdes te çështja palestineze, sepse sentimenti në nivel global është thuajse shumë i madh.
Sipas tij, nuk ka dyshim që regjimi i Teheranit duhet të bie, por ai përmendi edhe vrasjen e civilëve në Gaza nga Izraeli.
“Qëndrimi ynë politik duhet të matet sa po i mbrojmë interesat tona politike edhe ta sigurojmë mbijetesën tonë historikë në raport me kërcënimet e mundshme. Pse është me rëndësi që ne ta kemi një mundësi ta balancun, me theks të veçantë Izrael-Palestinë, sepse tek çështja e Palestinës afektohet sentimenti njerëzor, dinë njerëzit me u mobilizu. Pse duhet të jemi të matur, edhe pse nuk na kanë njohur ne kemi nevojë për to, sepse kemi dështu edhe në anëtarësim në UNESCO, edhe në Interpol, ne kemi nevojë për votat e tyre”, ka thënë Gola.