Raporti i OECD-së: Aftësitë e punonjësve në Shqipëri shumë larg standardeve të BE-së

by Nexhat

Raporti i OECD-së nxjerr në pah problematikat në punësimin në Shqipëri ndërsa një nga sfidat kryesore është mungesa e aftësive, të cilat janë shumë larg atyre të vendeve të Bashkimit Europian.

Shqipëria është e vendosur të përmbushë objektivat për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, por fuqia punëtore mbetet një nga sfidat më të mëdha.

banner

Sipas raportit të fundit të OECD-së, vendi ynë ka vetëm 37% të kapaciteteve të nevojshme, krahasuar me vendet e BE-së.

Mungesa e investimeve në arsim, emigrimi i të rinjve dhe shkëputja mes shkollës dhe tregut të punës po pengojnë zhvillimin.

Nëse nuk merren masa tani, Shqipëria rrezikon të mbetet një hap pas në epokën e teknologjisë dhe inovacionit.

Këto mospërputhje mes arsimit dhe tregut të punës janë ndër arsyet kryesore që po nxisin largimin e të rinjve nga vendi.

Vetëm 23.8% e të rriturve në Shqipëri kanë aftësi dixhitale bazë, krahasuar me 53.9% në BE, duke e renditur vendin më poshtë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor.

OECD thekson se mungesa e aftësive të duhura, veçanërisht në fushat teknike, digjitale dhe të të mësuarit gjatë gjithë jetës, përbën një pengesë të madhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Megjithatë, vendi ka bërë përparime në fushën e punësimit, me një normë prej 68.9%, megjithëse ende mbetet disa pikë përqindje larg mesatares së BE-së.

Nga ana tjetër, punësimi i grave ka arritur në 61.7% në vitin 2023, shumë pranë mesatares së BE-së prej 65.7%, duke treguar një përparim të rëndësishëm drejt barazisë gjinore në tregun e punës.

Për të arritur hapa pozitivë, Shqipëria duhet të ndërmarrë reforma në arsim, të krijojë skema incentivash për sektorin privat dhe të promovojë një kulturë të të mësuarit gjatë gjithë jetës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy