Reperi Gjiko lirohet nga akuza për dhunimin e një të miture dhe për armëmbajtje pa leje

by Nexhat

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur më shumë si Gjiko, është liruar nga akuza për dhunim dhe armëmbajtje pa leje, njoftoi avokati i tij, Kujtim Kërveshi.

Avokati tha se vendimi u mor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur.

banner

“Asdren Gjikolli, Gjiko, gjatë procesit të mbyllur gjyqësor është përballë me një situatë të pa qenë, me të cilën është përballur me kokën lartë dhe me pastërtinë e tij të plotë para çdo situate”, shkroi ai.

Kërveshi tha se “gjykata ka qenë maksimalisht e kujdeshme në vlerësimin e çështjes, dhe ka sjellë një aktgjykim meritor që jemi të bindur se do ta përballoj çdo ankimim ne gjykimin e kësaj çështje në shkallë të tjera të gjyqesorit”.

“Duke qenë se gjykimi ka qenë i mbyllur, rezervohem të jap çfarëdo informacioni që diskrediton detyrën e avokatit apo sistemin tonë të drejtësisë meqë gjykimi ka qenë i mbyllur! Ashtu siç kam deklaruar nga fillimi, Gjiko ka hyrë i pa fajshëm dhe doli i pafajshëm dhe i pastër si loti!”, shkroi avokati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy