15
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka anuluar takimin e tij të përmuajshëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ai është i detyruar të paraqitet në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, arsyeja e mosparaqitjes së Berishës ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore, për të cilën ai ka dorëzuar një vërtetim si i prekur nga virozat e stinës.
Ndërkohë, pritet që organet e drejtësisë të marrin një vendim mbi vijueshmërinë e procedurave në këtë çështje.