Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ka bërë të ditur se ambasada amerikane në Tel Aviv do të mbetet e mbyllur, pas dëmeve të vogla të shkaktuara afër saj gjatë sulmeve iraniane gjatë natës.
Në një postim në X, Huckabee konfirmoi se nuk pati lëndime në personelin amerikan, por se masat e strehimit janë ende në fuqi. Ai theksoi se ambasada dhe konsullata amerikane në Izrael do të mbeten të mbyllura përkohësisht, derisa situata të vlerësohet.
Ky zhvillim vjen mes tensioneve të përshkallëzuara në rajon, ndërsa autoritetet amerikane dhe izraelite po monitorojnë nga afër situatën.