Teheran: Sulm izraelit në selinë e televizionit shtetëror, raportohet për viktima në mesin e punonjësve

by engel

Një sulm izraelit ka goditur selinë e televizionit shtetëror të Iranit në Teheran, duke shkaktuar vdekjen e disa punonjësve të këtij institucioni, njoftoi vetë televizioni shtetëror iranian.

Sipas raportimeve, sulmi ndodhi në një kohë kur punonjësit ishin ende në detyrë. Një nga gazetarët deklaroi se kolegët e tij “punuan me përgjegjësi deri në momentin e fundit para sulmit”.

banner

Drejtori i televizionit shtetëror, Peyman Jebeli, u shfaq në transmetim live duke mbajtur në dorë një letër të njollosur me gjak, si simbol i përkushtimit dhe sakrificës së punonjësve. “Ne jemi në këmbë deri në fund”, u shpreh Jebeli.

Kompleksi i televizionit shtetëror, i njohur për përmasat e tij të mëdha dhe aktivitetin e vazhdueshëm, punëson mijëra persona dhe funksionon pothuajse si një qytet i vogël brenda kryeqytetit iranian.

Izraeli, përpara sulmit, kishte publikuar një hartë të lagjes së 3-të të Teheranit, duke paralajmëruar civilët që të evakuoheshin. Sipas të njëjtës hartë, edhe televizioni shtetëror ishte identifikuar si një objektiv potencial.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy