Të tri komunave shqiptare në Serbi po vazhdojnë të iu fshihen adresat. Banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe këtë vit po përballën me pasivizimin nga Serbia.
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani po ngre alarm që ky trend ka filluar edhe në komunën e Preshevës, madje duke u pasivizuar edhe persona që jetojnë dhe punojnë atje.
Shqiptarët që jetojnë në Serbi po vazhdojnë të pasivizohen nga adresat e tyre të banimit.
Kësaj radhe, shteti i Serbisë e ka nisur pasivizimin ne masë të madhe edhe në komunën e Preshevës.
E para e Preshevës, Ardita Sinani thotë se cak njëherë ishte malësia, por tash po pasivizohen edhe banorët e qytetit.
Madje, Sinani thotë se po i largohen adresat edhe atyre që jetojnë në Preshevë.
Ajo vlerëson se ndërkombëtarët po e ledhatojnë shumë shtetin serb.
Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi thotë se ky trend ka filluar në Preshevë pasi mori përmasa të mëdha në Bujanoc e Medvegjë.
Rexhepi thotë se këtë çështje ka vazhduar të raportoj te faktori ndërkombëtar.
Serbia në mënyrë të vazhdueshme ka bërë pasivizimin e adresave te shqiptarëve. /Teve1