VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin shtetëror të Iranit, gazetarja largohet nga studioja gjatë sulmit

by informim peje

Ashtu siç paralajmëroi, Izraeli ka rinisur një sulm më të gjerë në Iran. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka goditur selinë e televizionit shtetëror iranian, ndërsa ishte në transmetim direkt.

Pamjet nga momenti i shpërthimit janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë një gazetare që largohet ndërsa i gjithë vendi shpërthen. Televizioni dhe radioja shtetërore iraniane “janë në prag të zhdukjes”, tha ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, raporton BBC.

banner

Televizioni shtetëror iranian ka rifilluar më pas transmetimin live, pasi kishte ndërprerë për disa minuta pas sulmit izraelit. Një tekst i shfaqur në ekran njofton se të gjitha programet “po vazhdojnë transmetimin live pa asnjë ndërprerje”.

Një tjetër shirit lajmesh bën me dije se Izraeli “në një shkelje brutale ka goditur një nga ndërtesat e televizionit shtetëror iranian”.

Transmetuesi shton se Izraeli po përpiqej të “mbyllte zërin e së vërtetës” përmes këtij sulmi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy