Von der Leyen: Irani nuk duhet të pajiset me armë bërthamore, Izraeli ka të drejtë të mbrohet

by engel

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, duke e cilësuar atë si burimin kryesor të tensioneve në rajon. Këtë qëndrim ajo e shprehu gjatë një bisede me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Von der Leyen theksoi angazhimin e Bashkimit Evropian për paqen dhe nevojën për de-përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme, duke ripërsëritur se “Izraeli ka të drejtën të mbrohet”. Ajo shprehu shqetësimin e BE-së për programin bërthamor dhe raketat balistike të Iranit, të cilat, sipas saj, jo vetëm kërcënojnë Izraelin, por edhe Ukrainën.

banner

Gjatë bisedës u diskutua edhe për krizën humanitare në Gaza. Von der Leyen theksoi urgjencën e lehtësimit të ndihmave për civilët dhe rifillimin e armëpushimit, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve për t’i dhënë fund armiqësive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy