“VV bëri propozimin, topi është kah ana e opozitës – Argumenti i Kurtit është i qëndrueshëm”, Ardian Gola thotë se përgjegjësia duhet të ndahet

by Nexhat

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka thënë në “Pressing” të T7, se përgjegjësia për ngërçin politik duhet të ndahet.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë propozimin për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

banner

Teksa ka zhvillime të shumta në botë, përfshirë edhe deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Gola tha se LVV nuk ka përgjegjësi absolute për këtë fazë krize politike.

“Nuk mendoj që Lëvizja Vetëvendosje e bartë përgjegjësinë absolute për fazën e ngërçit politik dhe institucional, ngase ajo është përbrenda kufrit kushtetues, ka bërë propozimin për kryetr të Kuvendit dhe është topi te opozita për me votu. Në këtë rast do të duhej me u nda përgjegjësia e jo me thënë pse s’po e ndryshon ti që ta votojmë ne”, tha Gola.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy