Andin Hoti: Nuk dihet asgjë për fatin e babait tim, duhet t’ia përkujtojmë Serbisë krimet që ka bërë   

by Nexhat

82 vjet më parë ka lindur një prej figurave më të shquara të kombit shqiptar, Ukshin Hoti, për fatin e të cilit nuk dihet ende asgjë që nga lufta e vitit 1998-1999 në Kosovë.

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, tha se sot ndien emocione, mall dhe krenari për të.

banner

Në RTK, Hoti tha se më 16 maj 1999 kriminelët serbë e zhdukën babanë e tij.

“Duhet t’ia përkujtojmë Serbisë krimet që ka bërë dhe natyrisht ta kërkojmë fatin e tij. Fati i Ukshin Hotit nuk dihet. Ai është i zhdukur, por veprat e tij për breza të tërë do të jenë udhërrëfyese për kombin dhe shtetin”, ka theksuar Hoti.

Po ashtu, ai ka thënë se Ukshin Hoti gjithë jetën ia ka kushtuar këtij vendi, kombit dhe popullit, se “ka refuzuar të punojë në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë për këtë vend”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy