Arbër Ademi: Precedent i rrezikshëm në tentativën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

by Nexhat

“Precedent i rrezikshëm në tentativën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor”, kështu nis kritika e Arbër Ademit nga BDI, për futjen në procedurë kuvendore ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tradicionalisht dhe institucionalisht, janë propozuar gjithmonë nga Ministria e Drejtësisë ose nga deputetë të katër partive më të mëdha parlamentare, nga pushteti dhe opozita, në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

banner

Tash, për herë të parë, është vendosur një precedent i rrezikshëm: ndryshimet janë propozuar njëanshëm, vetëm nga partitë më të mëdha maqedonase dhe koordinatori i “Vlen”-it, pa asnjë konsultim me partitë shqiptare opozitare, pa përfshirje të shoqërisë civile dhe, më shqetësuese akoma, pa marrë parasysh as rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, tha Ademi.

Ai akuzon se këto ndryshime të propozuara, janë hartuar në seli partiake.

“Aq më keq, këto ndryshime janë hartuar në zyrat e OBRM-PDUKM-së dhe janë prezantuar si “propozim ligjor”, ndërsa organizatat dhe iniciativat që me vite kërkojnë rregulla më të drejta për përfaqësim, janë anashkaluar tërësisht.

Oligarkia dhe partitë maqedonase po e shtyjnë përpara agjendën e tyre, të ndihmuara nga disa “shqiptarë të ndershëm” të stilit millosheviçian, servilë të bindur ndaj pushtetit, por të zhveshur nga çdo përgjegjësi ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë.

P.S. Sot ndryshimet e oligarkisë nuk kaluan, votimi është shtyrë, sepse nuk kanë shumicë të dyfishtë (Badinterit)”, tha Ademi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy