Drejtuesi i Al Hilal zbulon vendimin e Simone Inzagit para finales së Championsit

by informim peje

Simone Inzagi i ka dhënë lamtumirën Interit për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite, në drejtimin e Al Hilal ku i është ofruar një kontratë me shifra marramendëse.

Shumëkush mendoi se kjo ishte rrjedhojë e dëshpërimit pas humbje së finales në Ligën e Kampioneve me Interin përballë PSG-së.

banner

Por shefi ekzekutiv i Al Hilal, Esteve Kalzada, ka zbuluar prapaskenat që nuk do të kënaqin aq shumë tifozët interistë.

“Ishte gjithçka e vendosur, por nuk ishte firmosur para finales pasi Inzagi për çështje respekti na kërkoi që të pritej edhe pak”, tha ai, duke zbuluar kësisoj se trajneri e kishte ndarë mendjen që do të largohej nga zikaltrit, sido që të shkonte finalja.

“Mund të dukej si diçka e improvizuar, por është rezultati i një pune të madhe. Inzagi do të luante një ndeshje të madhe dhe na kërkoi që të linim gjithçka mënjanë deri pas finales.

Në këtë sezon kemi arritur të dalim të dytit, poshtë pritshmërive.

Nga Simone kërkojmë që të na ndihmojë që të fitojmë përsëri, të shpallemi kampionë”, tha ai, duke insistuar se ekipi do të bënte maksimumin në Botërorin e Klubeve.

“Nuk kemi ardhur këtu për të ndërruar fanellat me lojtarët e Real Madrid apo thjesht për shikueshmëri.

Kemi një grup me shumë talent, të cilit iu bashkua një trajner me famë botërore ndaj e nisim turneun me shumë ambicie”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy