Duda Balje: Gjendja në Kosovë është e rëndë, inatet politike duhet të tejkalohen

by engel

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka shprehur shqetësimin e saj për situatën politike dhe institucionale në vend, duke e cilësuar atë si “totalisht jofunksionale” dhe të dëmshme për qytetarët.

Në një deklaratë për media para seancës së Kuvendit, Balje u bëri thirrje kolegëve deputetë që të tejkalojnë inatet politike dhe të fokusohen në zgjidhje konkrete për vendin, duke theksuar se ndihma e jashtme nuk ka vlerë pa gatishmëri të brendshme për ndryshim.

banner

“Nëse ne nuk jemi gati brenda, nuk e besoj që mund të bëjmë diçka të mirë. Fuqia vjen prej brenda, jo prej jashtë. Nuk besoj që dikush ka vullnet me ndihmu Kosovën nëse ne vetë nuk e bëjmë këtë,” tha Balje.

Ajo shprehu keqardhje për qytetarët që po vuajnë si pasojë e mosfunksionimit institucional, duke thënë se ndjen pafuqinë për të ndihmuar si përfaqësuese në Kuvend.

“Nuk jam lodhur nga seanca, por për mua kjo gjendje nuk është e mirë. Diqysh po më vjen keq edhe prej njerëzve. Jemi total jofunksional, nuk mundesh as me ndihmu. Njerëzit kanë nevojë për ndihma, e ne i kemi duart e lidhura. Nuk është mirë për askënd,” theksoi ajo.

Balje përfundoi duke apeluar për unitet dhe zgjidhje, duke e kundërshtuar qasjen e bojkotit politik.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje, jo bojkot,” u shpreh ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy