34
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka kontrolluar shtëpinë e N.M. 24 vjeç në fshatin Greme pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armëve.
Atij i janë sekuestruar dy armë zjarri.
“Hetimet paraprake kanë konfirmuar përfshirjen me armë zjarri në një video-inçizim të siguruar nga policia.”
Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt