Gjykata Kushtetuese është duke e shqyrtuar kërkesen AAK: Vendimi pas analizimit të të gjitha aspekteve kushtetuese

by engel

Sot ka dështuar për herë të 33-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi Komisioni për kalimin në votim të fshehtë nuk mori votat e nevojshme.

Përkundër përpjekjeve për të ndryshuar mënyrën e votimit, procesi vijon të mbetet i bllokuar, ndërsa vendimi për këtë çështje është në pritje të Gjykatës Kushtetuese.

banner

Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar në kalimin nga votimi i hapur në atë të fshehtë, një propozim që u kundërshtua menjëherë nga partitë opozitare. Për këtë arsye, më 12 maj deputetët e AAK-së iu drejtuan Kushtetueses me kërkesën për vlerësim të kushtetueshmërisë së vendimit, të mbështetur edhe nga deputetë të LDK-së dhe PDK-së.

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se kërkesa është duke u shqyrtuar dhe vendimi do të merret pas analizimit të të gjitha aspekteve kushtetuese. Eksperti i drejtësisë, Ehat Miftaraj, ka theksuar se sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ky institucion duhet të vendosë brenda 60 ditëve, megjithëse në praktikë vendimmarrja ka zgjatur deri në mbi një vit në raste të ngjashme.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka akuzuar deputetët opozitarë për bojkotim të votimit, duke e cilësuar këtë si sjellje të papërgjegjshme dhe shkelje të Kushtetutës. Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk do ta paragjykojë vendimin e Kushtetueses, por ka nënkuptuar se bazuar në praktikat e kaluara, rezultati është i parashikueshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy