Rikard Jozwiak redaktor për Evropën për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se shtetet anëtare të BE’së dhe Parlamenti Evropian kanë bërë një marrëveshje për të lehtësuar pezullimin e liberalizimit të vizave me vendet e treta.
“Shtetet anëtare të BE’së dhe Parlamenti Evropian sapo kanë arritur një marrëveshje për ta bërë më të lehtë pezullimin e liberalizimit të vizave me vendet e treta – duke shtuar veçanërisht shkeljet serioze të të drejtave të njeriut. Do të votohet së shpejti”, ka shkruar Jozwiak në X