Kurti nis “gjahun” në LDK: Takohet fshehtas me deputeten Kabashi-Muçaj, e priti në orët e vona në Qeveri

by informim peje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi Muçaj ka dhënë sërish një sinjal afërsie me partinë e parë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizjen Vetëvendosje. Deputetja e re nga radhët e LDK-së, Kabashi-Muçaj të hënën e 16 qershorit është takuar me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në objektin e Qeverisë.

Kabashi-Muçaj, e shoqëruar nga asistenti i saj Islam Qerimi është takuar me Kurtin në objektin e Qeverisë të hënën rreth orës 20:00.

banner

Deputetja e LDK-së fillimisht e ka mohuar takimin me Kurtin.

“Jo, as s’kam pasur takim, as nuk ka të bëjë me votën për, s’ka votë prej meje”, tha ajo për media.

Pas instistimit të mediumit se “ju jeni parë bashkë me asistentin tuaj Islam Qerimi duke hyrë në objektin e Qeverisë, ajo “e zënë ngusht”, s’e ka mohuar takimin, por votën e saj pro Kurtit si e vetme, jashtë linjës së partisë.

“Nuk ka votë prej meje individual për Qeverinë Kurti”, tha Kabashi-Muçaj, ndërsa e pyetur për kohëzgjatjen e takimit, ajo ka ndërprerë telefonatën.

Emri i Kabashi – Muçajt ka kohë që përflitet si një prej deputeteve që mund ta ‘tradhtojë” Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të votojë pro Kurtit.

Pikërisht një muaj më parë ajo kishte shfaqur shenja “flirti” me Vetëvendosjen e Kurtit.

Ajo kishte bërë thirrje për reflektim nga të gjitha subjektet politike për të tejkaluar ngërçin institucional.

“Asnjë kalkulim afatshkurtër nuk duhet të mbajë peng asnjë ditë më shumë të ardhmen e vendit. Ne nuk kemi të drejtë t’i zhgënjejmë qytetarët me mosveprim. Ata na kanë zgjedhur për të zgjidhur, jo për të bllokuar”, ka shkruar ajo.

Ajo e ka cilësuar si të papranueshme situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka theksuar se është e padrejtë që barra e zhbllokimit t’i lihet vetëm një partie politike.

“Procesi është kolektiv dhe çdo deputet mban një mandat që i buron nga qytetarët, jo nga aritmetika politike. Përgjegjësia për ta çuar vendin përpara është e përbashkët, ashtu siç është edhe dëshira e qytetarëve për stabilitet, rend dhe zhvillim”, ka shtuar deputetja e LDK-së.

Partia e Kurtit është akuzuar nga partitë e tjera për “peshkim” të deputetëve të tyre. Nënkryetarja e LDK-së, njëherit deputete e kësaj partie, Hykmete Bajrami, javë më parë ka konfirmuar se dy deputetë të kësaj partie, janë kontaktuar nga Vetëvendosje për votën e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy