Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, është shtyrë për një datë tjetër. Seanca, e planifikuar fillimisht për nesër, u anulua me kërkesë të mbrojtjes për shkak të gjendjes shëndetësore të avokatit të tij.
Elek ishte ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që lidhen me vendosjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit në vitin 2022.
Hetimet po zhvillohen për disa vepra penale, përfshirë pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkim për veprimtari kundërkushtetuese.
Ende nuk është bërë e ditur data e re e intervistimit të Elek, ndërsa procesi hetimor vijon në bazë të provave dhe dëshmive të mbledhura.