Muharremi: Izolimi të sjellë varfëri, kriza por edhe luftë

by Nexhat

Në dritën e ngërçit politik në Kosovë, ku Kuvendi dështoi sërish të konstituojë legjislaturën e nëntë, analisti Shenoll Muharremi paralajmëoi për rreziqet që sjell stagnimi politik dhe izolimi ndërkombëtar.

Në anën tjetër, ai mori shembullin e Polonisë si storie suksesi, e cila ka përjetur një rritje të jashtëzakonshme ekonomike që nga fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai tha se BPV-ja për frymë për banor në Poloni është më shumë se trefishuar që nga nisja e reformave dhe anëtarësimit në BE, krahasuar me vendet që kanë zgjedhur rrugën e izolimit politik dhe ekonomik.

banner

Postimi:

“Izolimi të sjellë varfëri, kriza po edhe luftë. Ndërsa reformat dhe bashkëpunimi prosperitet dhe paqe

Njerëzit mendojnë “hajt se ska lidhje BE, as masat nuk kanë lidhje.. se ne i kemi do ide tona”. Po këtu e kemi rastin konkret se si Polonia, më shumë se e ka trefishu GDP per capita prejse ka fillu me negociu, me ndërmarrë reformat e duhura dhe me u anëtarësu në BE. E gjithashtu shihet cila është dobia publike e stabilitetin politik, sigurisë dhe koncentrimit në investime, ekonomi dhe mirëqenie

Polonia ka qenë në nivel me Iranin i cili ka stagnu me politika të lodhta dhe budallaki tjeta e sot Polonia e ka arritë Japoninë se i ka kry refomat e duhura, ka ndërmarrë veprimet që duhet e i ka bë detyrat e shtëpisë kur ju ka bashku BE-së.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy