Presidenti i Kinës flet për herë të parë për luftën Izrael-Iran: Jemi thellësisht të shqetësuar, s’është zgjidhje konflikti ushtarak

by Nexhat

Lideri kinez Xi Jinping tha se vendi i tij është “thellësisht i shqetësuar” nga “përshkallëzimi i papritur” i tensioneve në Lindjen e Mesme, i shkaktuar nga veprimi ushtarak i Izraelit kundër Iranit, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve kineze Xinhua.

Në deklaratën e tij të parë publike mbi konfliktin Iran-Izrael që kur shpërtheu të premten, Xi tha se Kina – një mbështetëse kryesore diplomatike dhe ekonomike e Iranit – kundërshton “çdo akt që cenon sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial” të vendeve të tjera.

banner

“Konflikti ushtarak nuk është një zgjidhje për problemet dhe përshkallëzimi i tensioneve rajonale nuk është në interesin e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar”, tha Xi, duke folur së bashku me presidentin uzbek Shavkat Mirziyoyev në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, shkruan CNN,

Xi është në Astana për Samitin e dytë Kinë-Azi Qendrore.

Xi tha se të gjitha palët duhet të punojnë për të qetësuar konfliktin sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët “për të luajtur një rol konstruktiv në rivendosjen e paqes dhe stabilitetit” në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy