PRIZREN/ Policia për sulmin ndaj romit: Të dyshuarit kanë qenë me helmeta, po punohet në identifikimin e tyre

by Nexhat

Policia është deklaruar për sulmin ndaj pjesëtarit të komunitetit rom në Prizren. Zëdhënësi i Policisë atje, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Express se rasti ka ndodhur më 9 qershor afër parkut.

Ai ka thënë të dyshuarit kanë qenë me helmeta, gjë që e vështirëson identifikimin e tyre.

banner

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren, njofton opinionin publik se më datë 11.06.2025, në ora 11:50, është raportuar rasti “Lëndim i rëndë trupor” nga qytetari M.M., mashkull, 30 vjeç, banues në Prizren Sipas ankuesit, rasti ka ndodhur më 09.06.2025, rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren, ku i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Sipas deklarimeve të viktimës, të dyshuarit ishin me një motoçikletë dhe të pajisur me helmeta në kokë, çka ka vështirësuar identifikimin e tyre.”

Shaqiri shtoi se janë siguruar pamjet e incidentit.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të sigurojnë pamje video të incidentit dhe të personave të dyshuar, dhe janë duke punuar intensivisht në identifikimin e tyre si dhe në sqarimin e motivit të mundshëm të këtij rasti. Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që posedojnë informacione relevante për këtë rast të kontaktojnë organet e rendit për të ndihmuar në zbardhjen sa më të shpejtë dhe të saktë të tij. Policia e Kosovës  mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë publike dhe hetimin e rasteve me profesionalizëm dhe transparencë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy