Ramos: Reali është gjithmonë favorit në çdo garë

by Nexhat

Sergio Ramos ka ende nostalgji për Real Madridin, ku kishte lënë gjurmë në eksperiencën e tij të gjatë në “Santiago Bernabeu”.

Legjenda spanjolle foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes mes ekipit të tij Monterrey dhe Interit në Botërorin e Klubeve,

banner

Edhe pse “Los Blancos” e mbyllën një sezon dëshpërues, ku nuk fituan trofe të rëndësishëm, qendërmbrojtësi me përvojë beson shumë se ata do të këndellen në sezonin 2025/26.

“Real Madridi është gjithmonë favorit, në çdo kompeticion. Ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe një mentalitet fitues. Dhe, me arritjen e Xabi Alonsos, i cili e njeh perfekt klubin dhe ka fituar gjithçka me të, do të ketë edhe më shumë forcë”, u shpreh në konferencë për shtyp sot ish-futbollisti i Sevillës, Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit.

Real Madridi u nda me trajnerin Carlo Ancelotti me të përfunduar sezoni 2024/25 dhe do ta nisë një epokë të re me Xabi Alonson, i cili rikthehet në Madrid, tash si trajner, pas eksperiencës së suksesshme që e pati si trajner i Bayer Leverkusenit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy