Real Madridi refuzon transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres

by Nexhat

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se ka refuzuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres.

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi si Joselu — një lojtar i aftë të bëjë ndikim brenda zonës, i disponueshëm për një tarifë të ulët dhe i gatshëm të pranojë një rol dytësor.

banner

Kjo është një kërkesë e drejtpërdrejtë nga trajneri i ri Xabi Alonso, i cili më parë ka punuar me sulmues të ngjashëm si Victor Boniface dhe Borja Iglesias gjatë kohës së tij te Bayer Leverkusen.

Ndër lojtarët e ofruar te klubi mbretëror është edhe sulmuesi suedez i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres.

Megjithatë, sipas The Athletic, edhe pse Real Madridi është i impresionuar me sulmuesin, ata e kanë përjashtuar atë për shkak të kostos së mundshme të transferimit të tij dhe sepse e shohin atë më shumë si një sulmues titullar sesa një opsion rezervë.

Me Endrickun jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshë, Gonzalo Garcia i Castillas, i cili luan në divizionin e tretë të Spanjës, do të shërbejë si sulmuesi rezervë i Real Madridit për Kupën e Botës për Klube

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy