Supergoditje nga Fiorentina: Edin Dzeko rikthehet në Serie A!

by informim peje

Fiorentina është shumë pranë një goditjeje të bujshme në merkato. Sipas raportimeve të “Football Italia”, klubi toskan ka kaluar në avantazh ndaj rivalëve të Bolognës në garën për të siguruar shërbimet e Edin Dzekos, duke u bërë favorit për të firmosur me sulmuesin me përvojë të gjatë në Serie A.

Dzeko, 39 vjeç, ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me Fiorentinën dhe pritet të firmosë një kontratë njëvjeçare me klubin vjollcë, duke mbyllur kështu aventurën e tij në Turqi me Fenerbahçen, ku aktivizohej prej dy sezonesh.

banner

Sipas të njëjtave burime, vendimtare për këtë vendim ka qenë ndërhyrja e trajnerit të sapoemëruar të Fiorentinës, Stefano Pioli, i cili ka bindur lojtarin për projektin e ri të skuadrës.

Edin Dzeko, një nga sulmuesit më të respektuar në arenën evropiane, vjen si lojtar i lirë, pasi kontrata me Fenerbahçen përfundon në fund të muajit qershor. Rikthimi i tij në Itali është lajm i madh për tifozët e Serie A, ku boshnjaku ka lënë gjurmë të thella gjatë qëndrimit me Romën dhe Interin, duke realizuar 107 gola në 268 ndeshje.

Për Fiorentinën, transferimi i Dzekos shihet si një përforcim strategjik në repartin ofensiv, me synimin për të rritur konkurrencën dhe përvojën në një sezon ku priten sfida në kampionat dhe arenën ndërkombëtare.

Rikthimi i “Diamantit të Bosnjës” në Itali pritet të zyrtarizohet pas mbylljes së kontratës me klubin turk, dhe tifozët e “Violas” tashmë kanë arsye për të ëndërruar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy